×
  • Lajme
  • Lajme

    Në botë bien çmimet, por sa kushton sot nafta e benzina në Kosovë

    Reporteri
    26 Prill 2022 | 19:39

    Çmimi i derivateve ka rënë tash e disa ditë në tregun botëror. Ulje tek çmimi i naftës dhe benzinës ka pasur edhe në Shqipëri. Por, kjo nuk ka ndodhur edhe tek ne në Kosovë.

    Uljen e çmimit të naftës dhe të benzinës qytetarët e Kosovës duket se nuk do të ndjejnë edhe për një kohë.

    Lëvizjet që kanë ndodhur në botë dhe rajon, tek ne nuk kanë arritur ende, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    Aktualisht, një litër naftë tek ne është duke u shitur më 1 euro 63 centë. Kurse, një litër benzinë është duke u tregtuar me 1 euro e 42 centë.

    Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, ka thënë për Reporteri.net se lëvizja e çmimeve duhet të reflektohet edhe në Kosovë, por sipas tij kjo nuk ka ndodhur ende.

    “Çmimet në brez kur te bien duhet edhe tek ne duhet të reflektojë. Por, çmimin po e diktojnë importuesit, sepse gjatë javës së kaluar, çmimi me shumicë në litër dizell ka kushtuar 1.55 centë, sot kemi një litër dizell 1.53 centë me shumicë ku furnizohen pikat e karburantit”, ka thënë Berjani.

    Ai ka treguar se trendi i çmimeve të derivateve është në rënie, dhe sipas tij nuk pritet që të rriten çmimet përsëri.

    “Sa i përket çmimit të derivateve, ato sot sillen nga 1.63 centë për dizell dhe 1.42 centë për benzinë”, ka treguar ai.

    Kujtojmë se muaj më parë çmimi i derivateve në Kosovë kishte arritur në rreth 2 euro.  Kurse, tash e disa javë çmimet sillen nga 1.60 deri në 1.70 centë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!