×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është pyetja që Baton Haxhiu ia drejtoi Millosheviqit më 1991

    Reporteri
    27 Prill 2022 | 19:39

    Një video nga një konferencë e Sllobodan Millosheviq, e 6 marsit 1991, është publikuar sot nga Albanian Post. Në konferencën e përbashkët me presidentin e Kroacisë, Franjo Tugjman, Millosheviq do t’i përgjigjej edhe një pyetjeje të gazetarit Baton Haxhiu.

    Në Brdo të Kranj në Slloveni ku ishin mbledhur kryetarët e Republikave të Jugosllavisë, Haxhiu e pyet Millosheviqin se kur do të largohet politika serbe nga mitologjia e shekullit 19 dhe t’i lejojë shqiptarët ta arrijnë të drejtën e tyre legjitime.

    “Gjithashtu, nëse bën, kam një pyetje për Z. Millosheviq. Kriter modern për krijimin e shtetit janë numri i banorëve dhe vullneti politik i popullatës. Kur do të lirohet politika serbe nga mitologjia e shekullit 19 dhe t’i lejojë popullit shqiptar në Kosovë ta arrijë të drejtën legjitime që i takon e që është, ta ketë Republikën e vet, si shpresoj unë, në Unionin e ardhshëm të republikave sovrane?”, pyet Haxhiu.

    Ishte ky takimi i fundit i modelit të konferencave që Republikat e kishin krijuar për të biseduar rreth së ardhmes së Federatës. Haxhiu përfaqësonte javoren “Epoka”, të themeluar nga gazetari Migjen Kelmendi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!