×
  • Sport
  • Sport

    Interi mbetet prapa në garën për titull, dështon përballë Bolognës

    Reporteri
    27 Prill 2022 | 23:13

    Interi ka bërë një hap prapa në garën për titullin e kampionit në Serie A.

    Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ka pësuar humbje në udhëtim te Bologna.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Renato Dall’Ara” ka përfunduar me rezultatin 2:1.

    Marko Arnautovic (28’) dhe Nicola Sansone (82’) shënuan golat e fitores për vendasit.

    Kurse, golin e vetëm për “Nerazzurrët” e shënoi Ivan Perisic në minutën e tretë.

    Interi pas këtij barazimi ka 72 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Milani.

    Kurse, Bologna me 42 pikë është në pozitën e 13-të.

    Deri në pëfundim të sezonit 2021/22 në Serie A kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!