×
  • Sport
  • Sport

    Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Liverpool shënon fitore ndaj Villarrealit

    Reporteri
    27 Prill 2022 | 23:21

    Skuadra angleze, Liverpooli, ka shënuar fitore ndaj Villarrealit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në “Anfield Road” ka përfunduar me rezultatin 2:0 në favor të skuadrës angleze.

    “Të Kuqtë” e dominuan plotësisht pjesën e parë, por nuk ia arritën të shënon gol. Megjithatë, golat e fitores erdhën në pjesën e dytë, madje brenda dy minutave.

    Pervis Estupinan shënoi fillimisht autogol në minutën e 53-të, teksa Sadio Mane e dyfishoi epërsinë pas dy minutave.

    Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 3 maj në “Estadio de la Ceramica”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!