Boksieri shqiptar, Florian Marku ka nisur përgatitjet për duelet e radhës të tij.
Marku publikoi një video në profilin e tij në Facebook, duke treguar se ka nisur përgatitjet dhe zbuloi se do të zhvillojë një meç në Tiranë.
“I përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë. Së shpejti filloj përgatitjen për ndeshjen e radhës! Ekipi im është duke punuar për të zhvilluar një ndeshje gjigante në verë në mes të Tiranës”, shkroi ai.
Së fundmi, Marku mundi me nokaut teknik boksierin Chris Jenkins më 2 prill të këtij viti.
Rekordi i tij është 12 ndeshje, 11 fitore dhe një barazim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.