Deputetët britanik të Parlamentit Europian nga partia “Brexit” e kanë kthyer shpinën në momentin kur është bërë intonimi i himnit të Europës me rastin e inaugurimit të legjislativit të ri të Bashkimit Evropian.
29 deputetët e “Brexit”, simbolikisht i kthyen shpinën himnit evropian.
Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, shpërtheu i zemëruar duke u thënë deputetëve britanikë:
“Ngritja në këmbë është çështje respekti. Kjo nuk do të thotë që ju të ndani pikëpamjet e Bashkimit Evropian. Edhe kur dëgjoni himnin e një vendi tjetër, ju ngriheni në këmbë dhe e dëgjoni atë me respekt”, deklaroi Tajani, transmeton Reporteri.net.