×
  • Lajme
  • Lajme

    Banesat kolektive në Obiliq përfshihen nga flakët

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 19:29

    Banesat kolektive në Plemetin të Obiliqit janë përfshirë nga flakët.

    Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti politik i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Ahmeti, i cili përmes një postimi në Facebook ka publikuar një video ku shihet që banesat e përfshira nga flakët.

    “Banesat kolektive në Plemetin janë përfshi nga flaka. Banorë të shumtë janë të ngujuar brenda, për më tepër se gjysmë ore as zjarrëfikësit e as ekipet emergjente për tërheqje të qytetarëve nuk janë askund”, ka shkruar Ahmeti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!