Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-kryeministri të mërkurën njoftoi se është pritur nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë
Lidhur me këtë takim, deputeti opozitar tha se e ka njoftuar qeverinë dy javë përpara, por shtoi se është injoruar nga ambasada e Kosovës në Washington me direktiva të kryeministrit Albin Kurti.
“Unë kam qenë kryetar qeverie dy herë edhe pse shkurt, jam i respektueshëm ndaj obligimeve të mia. Tani si deputet, unë i kam njoftuar me kohë ambasadën e Kosovës në ShBA për agjendën time. Qeveria Kurti e ka ditur për takimin tim me zotin Escobar dy javë përpara”, u shpreh ai.
“Pra, unë s’i kam fshehur asnjë detaj të angazhimit tim. Kam kërkuar logjistikë nga ambasada, pra jam injoruar nga ambasada e Kosovës në Washington, si dhe nga konsullata në Nju York, me siguri me direktiva të Kurtit dhe të Qeverisë. Unë i kam njoftuar me kohë institucionet tona. Kam punuar në interes të Kosovës, pasi kam deklaruar disa herë se miqësia jonë me Amerikën është e dy popujve, jo e politikanëve”, deklaroi Haradinaj në Kanal 10.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.