×
  • Lajme
  • Lajme

    “Derën kemi me ua zënë, nuk u lëmë as me hy, as me dalë”, veteranët paralajmërojnë protesta nëse nuk rriten pensionet

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 13:09

    Në seancën e sotme të Kuvendit po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale.

    Kundër versionit aktual të Projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale kanë dalë opozita.

    Mospërfshirja e veteranëve dhe disa kategorive të tjera, siç janë të verbrit në këtë projektligj, po konsiderohet diskriminuese nga ana e opozitës.

    Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk bëhet përfshirja e tyre në këtë projektligj.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit në OVL-UÇK, Faton Klinaku në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net”  ka thënë se do të ketë protesta nëse nuk rriten edhe pensionet e veteranëve në linjë me pagën minimale.

    “Na kemi thanë edhe pishman nuk i bimë, edhe jo në protesta po kemi me u nxanë derën edhe nuk kemi me i lanë me hy brenda apo me dalë kudo që gjenden ata. Na veç do t’i bëjmë përgatitjet  për protesta në rast se kjo ndodh”, ka thënë Klinaku për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!