Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilën Putin “përshkroi me detaje logjikën dhe objektivat kryesore të operacionit special ushtarak”, sipas një deklaratë të kremlinit, shkruan The Guardian.
Putin foli gjithashtu për “masat që po merren për të garantuar sigurinë e civilëve” gjatë asaj që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë. Kremlini tha më tej se Putini foli me Scholz për shkeljet e rënda të kryera nga militantët ukrainas.
Udhëheqësi rus shtoi se negociatat aktuale ruso-ukrainase u bllokuan në mënyrë efektive nga Kievi.
Gjatë bisedës, liderët ranë dakord të zhvillojnë bisedime të mëtejshme së shpejti, tha Kremlini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.