×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu e Pal Lekaj i shkojnë për vizitë drejtoreshës së shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë: Shembull i menaxhimit

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 19:31

    Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Pal Lekaj, kanë vizituar sot Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, me ftesë të drejtoreshës Florentina Gjergjaj. Ata i janë bashkuar festës për ditën e shkollës, shkruan Reporteri.net.

    Për këtë ka njoftuar Lekaj, i cili ka thënë se është kënaqësi të shohësh një shembull të shkëlqyer të menaxhimit sesi duhet organizuar dhe drejtuar një institucion edukativo-arsimor.

    “Sot, me ftesën e drejtoreshës znj. Florentina Gjergjaj, me deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Ganimete Musliu u bashkuam në festën e ditës së Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë. Kënaqësi të shohësh një shembull të shkëlqyer të menaxhimit sesi duhet organizuar dhe drejtuar një institucion edukativo-arsimor”, ka shkruar Lekaj.

    Lekaj ka thënë se drejtoresha është duke udhëhequr këtë shkollë në mënyrë të përsosur.

    “Profesionalizmi, rritja e cilësisë së punës dhe transformimi i procesit mësimor në këtë shkollë janë meritë e një stafi arsimor të përgjegjshëm, me përvojë dhe vizion, në krye me drejtoreshën e cila është duke udhëhequr në mënyrë të përsosur. Urime ditën e Shkollës të gjithë nxënësve, mësimdhënësve e prindërve! Suksese të vazhdueshme!”, thuhet në postimin e tij./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!