×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori francez në Beograd e kundërshtoi, Ambasada në Prishtinë e përkrah aplikimin e Kosovës në KE

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 20:38

    Ambasada e Francës në Kosovë e ka përkrahur vendimin e Kosovës për aplikim në Këshillin e Evropës.

    Ambasada ka thënë se vendimi për aplikim në KE i takon Kosovës si shtet sovran, duke thënë se e ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e KE-së.

    “Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Ndryshe, Pierre Cochard, ambasadori i Francës në Serbi ka thënë se nuk e mbështesin veprimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, meqë e konsiderojnë si “veprim të njëanshëm”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!