×
  • Lajme
  • Lajme

    Suharekasi i shkon fqinjit me armë në shtëpi pasi u lidh në internetin e tij

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 22:42

    Një burrë është arrestuar sot në Suharekë, meqenëse i ka shkuar me armë në oborr fqinjit të tij.

    Sipas Policisë, arsyeja që ai e kërcënoi me armë fqinjin ishte pasi ky i fundit u lidh me internet të tij, shkruan Reporteri.net.

    “Më datën 13.05.2022 në orën 15:40, Ankuesi kishte shkuar në stacion policor në Suharekë, ku raporton rastin se në fshatin Bllacë të Suharekës, komshiu ka hyr në oborrin e shtëpisë se tij dhe e kishte kanosur me armë zjarri. Sipas ankuesit arma nuk është përdorur por vetëm e ka ekspozua duke e kanosur me jetë. Me pas i dyshuari largohet.

    Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka kontaktuar të dyshuarin: S. S., të moshës 48 vjeçe, m/sh/k, i cili ka qen kooperativë , ka dorëzuar armën dhe ka pranuar se ka kanosur komshiun e tije për arsyeje kyçje të pa rregullt në internetin e tije”, thuhet në njoftim.

    Pas bastijes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur pistolet, karikator dhe 10 fishekë./Reporteri.net

    Njoftimi i plotë:

    Arrestohet një person për “Kanosje, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve “ në Suharekë.

    Më datën 13.05.2022 në orën 15:40, Ankuesi kishte shkuaR në stacion policor në Suharekë, ku raporton rastin se në fshatin Bllacë të Suharekës, komshiu ka hyr në oborrin e shtëpisë se tij dhe e kishte kanosur me armë zjarri. Sipas ankuesit arma nuk është përdorur por vetëm e ka ekspozua duke e kanosur me jetë. Me pas i dyshuari largohet.

    Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka kontaktuar të dyshuarin: S. S., të moshës 48 vjeçe, m/sh/k, i cili ka qen kooperativë , ka dorëzuar armën dhe ka pranuar se ka kanosur komshiun e tije për arsyeje kyçje të pa rregullt në internetin e tije.

    Policia në cilësinë e provave materiale e ka sekuestruar:

    • Një pistoletë
    • Një karikator dhe
    • 10 copë fishek

    I dyshuari është sjell në stacionin policor në Suharekë, është intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e ekspozuar është në pronësinë e tij me të cilën e kishte kanosur viktimën. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shteti i cili ka rekomandua qe pas intervistës i dyshuari te dërgohet për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.Pas ekzaminimit mjekësor i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit kujdestar ndalohet për 48 ore. Rasti po hetohet na hetuesit policor te stacionit policor në Suharekë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!