Se shëndetësia kosovare nuk është në gjendje të mirë e tregon edhe Klinika e Pediatrisë në qytetin e Mitrovicës.
Dhoma ku kontrollohen fëmijët mitrovicas fare nuk ngjan me spital, por pamja e zverdhuar dhe e errët më shumë ngjan në një burg.
Por, fatkeqësisht në një dhomë të tillë kontrollohen fëmijët mitrovicas dhe, siç shihet, kjo bëhet në kushte aspak të mira, shkruan Reporteri.net.
Dëshmitarët tregojnë se në këtë vend kryhen të gjitha tretmanet për fëmijë, madje edhe problemet nga frymëmarrja.
Së fundmi, as klimat nuk janë në funksion, duke sjell kështu një ajër të dëmshëm.
Vlen të theksohet se Pediatria ka ngelur në objektin e Shtëpisë së Shëndetit në qendër të qytetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.