×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit sot dhe për ditët në vijim

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 8:15

    Nga e diela më shumë diell.

    Të martën parashihet mot kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje vije sërish te përkeqësim i motit me zhvillime të rrebesheve me bubullima. Ditën e mërkurë mbetet mot jostabil, me vransira, diell, dhe kushte për rrebeshe me bubullima, parashikon “Prishtina Weather”.

    Përgjatë fundjavës ndotja e ajrit mbetet e ulët me indeks të cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

    Datat:

    15.05 – Në mëngjes viseve të ulëta vransira të ulëta ose kushte për mjegull. Ditën më shumë diell. Përreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

    16.05 – Kryesisht me diell.

    17.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell gjatë ditës. Më vonë në mbrëmje mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

    18.05 – Mot i ndryshueshëm, me vransira, diell, e ditën edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.

    Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin edhe deri në 23C, me tendencë të rritjes deri të martën në 28C.

    Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 3-10m/s, e të hënën nga jugperëndimi.

    Shtypja atmosferike me një tendencë të rritjes së lehtë mbi vlera normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!