Gjermania ka bërë të gjitha përgatitjet për një proces të shpejtë ratifikimi nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë për anëtarësim në NATO, tha ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, duke theksuar nevojën e të dy vendeve për garanci sigurie, përcjell Gazeta Express.
“Gjermania ka përgatitur gjithçka për një proces të shpejtë ratifikimi”, u tha ajo gazetarëve në ditën e dytë të bisedimeve me homologët e saj të NATO-s në Berlin, duke shtuar se ministrat ranë dakord të shtunën mbrëma se nuk duhet të ketë një zonë gri midis kohës së aplikimit dhe pranimit, shkruajnë mediat gjermane.
“Nëse vendosin të bashkohen, mund të bashkohen shpejt… Ne duhet të sigurohemi që t’u japim garanci sigurie, nuk duhet të ketë periudhë tranzicioni, një zonë gri ku statusi i tyre është i paqartë”, tha ajo.
Kryediplomatja gjermane i referohej një periudhe ratifikimi që mund të zgjasë deri në një vit, gjatë së cilës vendet nordike nuk do të mbrohen ende nga Neni 5 i NATO-s, i cili garanton se një sulm ndaj një aleati është sulm ndaj të gjithëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.