×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti: Vizita ime në SHBA është më e gjatë se e çdo kryeministri të Kosovës

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 19:29

    Kryeministri Albin Kurti po vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Me ftesë të Katedrës së Albanologjisë “Hidai Eddie Bregu”, kryeministri Kurti vizitoi Universitetin DePaul në Chicago, të shtetit Illinois mbajti një ligjëratë të hapur.

    Kryeministri Kurti në përmbyllje të ligjëratës, ka treguar mburrjen e tij me vizitën që po zhvillon duke thënë është më e gjatë se e çdo kryeministri të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Një javë më parë fillova këtë vizitë të planifikuar prej kohësh në Shtetet e Bashkuara. U ndala në Uashington DC për një takim me Millennium Challenge Corporation (MCC) dhe vazhdova drejt perëndimit për në Kaliforni, dhe tani po kthehemi përsëri, në një imitim të ndonjë udhëtimi të madh rrugor amerikan.Deri më tani kemi qenë në San Francisko, Dallas, Des Moines dhe do të kemi disa vizita të tjera në Detroit, Uashington, Boston dhe Nju Jork, duke e bërë këtë vizitën më të gjatë që një kryeministër i Kosovës ka bërë ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.”, tha tutje Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!