Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina “mund ta fitojë” luftën e saj me Rusinë dhe se ofensiva e Moskës po dështon.
“Lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon ashtu siç kishte planifikuar Moska. Ata nuk arritën të merrnin Kievin”, u ka thënë gazetarëve Jens Stoltenberg me video-lidhje, pas një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin, përcjell Telegrafi.
“Ata po tërhiqen nga Kharkiv dhe ofensiva e tyre e madhe në Donbas ka ngecur”.
Ai po fliste së bashku me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila tha se aleatët e NATO-s ishin të gatshëm të vazhdonin të ofronin ndihmë ushtarake për Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
“Ne jemi dakord që nuk do të relaksojmë përpjekjet tona kombëtare, veçanërisht në fushën e ndihmës ushtarake, dhe se nuk do ta bëjmë këtë për sa kohë që Ukraina ka nevojë për këtë ndihmë për vetëmbrojtje të vendit të saj”, tha ministri gjerman.
Stoltenberg shtoi se ofertat e parashikuara për anëtarësim në NATO nga Finlanda dhe Suedia do të ishin një “moment historik” dhe ishin prova se “agresioni nuk ia vlen”.
Shefi i NATO-s tha se aplikimet e tyre do të forconin sigurinë e përbashkët dhe do të tregonin se dera e aleancës ishte e hapur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.