Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se marrëveshja e Qeverisë së Kosovës, e nënshkruar ditë më parë me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), është meritë e kryetarit të saj dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në një reagim në Facebook, AAK ka thënë se programi ‘Compact’ i kësaj marrëveshjeje ishte miratuar në kohën e Ramush Haradinajt.
“Më në fund pas pothuaj dy vjet bllokadë, Albin Kurti qenka mbushur mend dhe paska vendosur ta pranojë programin Compact të aprovuar në kohën e Qeverisë së Ramush Haradinajt. Mirë do të ishte ta kishte pranuar menjëherë e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia kemi bërë. Por më mirë vonë se kurrë. E pjesa tjetër sikur ky qenka një sukses i qeverisë së tij, nuk është gjë tjetër përpos fukarallëk. Ky është sukses i përbashkët i qeverisë amerikane dhe ish kryeministrit Haradinaj. Kjo jo për t’u lavdëruar apo për meritë, por veç për hirë të së vërtetës”, thotë AAK.
Dje Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) ka thënë se kanë nënshkruar një marrëveshje me Kosovën në vlerë prej 236.7 milionë dollarë.
MCC përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo marrëveshje është krijuar për të forcuar sektorin e energjisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.