Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Jahja Kokaj, ka vendosur të mos marrë pjesë në një konferencë në Paris, thirrjen nga e cila e kishte bërë publike në llogarinë e tij në Facebook.
Ai, madje e ka fshirë ftesën, e asaj që i ishte prezantuar si konferenca e parë e inxhinierisë dhe teknologjisë “ECETECH 2022″, ku ishte njoftuar se të gjitha shpenzimet i kishte të hequra.
Kokaj tha për Klan Kosova se e kishte parë me dyshim atë ftesë, porse arsyeja e mospjesëmarrjes në të është edhe një angazhim paralel në kohën e njejtë, andaj nuk ka mundësi që të marrë pjesë në të dyja konferencat.
“Prandaj kur ke diçka më të rëndësishme merr pjesë në atë që e ke prioritare”, tha ai.
“Si duket ka qenë një fake news, por unë se kam atë informacion. Unë gjatë kësaj kohe jam i thirrur të marrë pjesë në një konferencë tjetër dhe nuk kam mundësi që të marrë pjesë në dy konferencat”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.