Imagjinoni plazhet e Floridës në hijen e palmave në një ditë të mrekullueshme me diell. Tani këtij imazhi shtojani iguanët. Shumë prej tyre.
Ky është realiteti në “shtetin e diellit” ku pronarët e shtëpive tani po inkurajohen të vrasin iguanët e gjelbër në qoftë se ata i gjejnë në pronën e tyre, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Komisionit të Peshkimit dhe Mbrojtjes së Shpendëve të Floridës, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.
“Pronarët e shtëpive nuk kanë nevojë për leje për të vrarë iguanët në pronën e tyre, dhe (komisioni i kafshëve të egra) inkurajon pronarët e shtëpive ti vrasin ata në pronën e tyre kur është e mundur”, thuhet në deklaratë. Iguanët mund të vriten gjatë gjithë vitit dhe pa leje në 22 toka publike në jug të Floridës.
Deklarata pason pas një rritje të madhe në dekadat e fundit të këtyre kafshëve, të cilët në të shumtën e rasteve shkaktojnë probleme të mëdha për banorët.
Iguanët e gjelbër konsiderohen si specie invazive – ata nuk janë vendas në Florida, por vijnë nga Amerika Qendrore dhe Jugore thuhet nga komisioni i kafshëve të egra.
Ata po lulëzojnë në Florida për shkak të klimës subtropikale të shtetit, popullatës së saj gjithnjë në rritje njerëzore (që u siguron atyre më shumë strehim dhe ushqim) dhe gjithashtu mungesa e grabitqarëve natyrorë. E vetmja gjë që i mban ata nga përhapja në veri është moti relativisht i ftohtë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.