Dy persona janë plagosur sot në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, dhe Policia kishte dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Hetuesit kanë kryer punën e tyre, dhe kanë targetuar gjithsejt pesë të dyshuar, ka njoftuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Pejë, përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor në Klinë, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, dy (2) armë (pistoleta), dymbëdhjetë (12) fishek cal: 9mm, tre (3) fishek cal 7.65mm, dy (2) gëzhoja, një (1) brisk dhe një (1) sprej OC.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48-orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq, të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. /Reporteri.net/