×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takon familjen e Haradinajt dhe Gucatit: Sot jemi të gjithë me mendje e zemër me ta

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 19:22

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot familjen e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, pasi këta të fundit u dënuan nga Gjykata Speciale me katër vjet burg.

    Krasniqi këtë vizitë e bëri me bashkëpunëtorët e tij, me qëllim që, siç ka thënë vetë ai, të solidarizohen me anëtarët e këtyre dy familjeve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Duke bashkëndjerë me familjarët e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, së bashku me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, vizituam sot familjet Haradinaj dhe Gucati, për t’u solidarizuar në këtë ditë aspak të lehtë për ta e për ne.

    E mundimshme dhe me plot pengesa ka qenë rruga jonë për liri, por populli ynë nuk i është shmangur kurrë asaj rruge, deri në çlirimin e plotë. Këtë traditë e kanë kultivuar ndër breza edhe familjet Gucati e Haradinaj, me të cilët, sot jemi të gjithë me mendje e zemër. Qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare tek këto familje e gjetëm të palëkundur edhe sot”, shkroi Krasniqi në Facebook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!