Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Boksierja kosovare u mund nga amerikania, Rashida Ellis, kategoria -60 kg.
Sadiku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me tri fitore të shënuara, kishte siguruar medaljen e bronztë të botës
Ky njëherit është suksesi më i madh në histori të boksit kosovar.