Policia rajonale e Pejës ka konfirmuar përmes një kumtese se një femër është goditur nga rrufeja për vdekje në Bjeshkët e Deçanit.
Policia thotë se viktima me inicialet G.Z. e vitit 1986 ka arritur pa shenja jete në QKMF- Deçan, shkruan Reporteri.net.
“Me datën 4 korrik 2019, rreth orës 14:45, Policia e Kosovës është informuar se në bjeshkët e Deçanit, si pasojë e të reshurave atmosferike, dyshohet se rrufeja ka goditur një person e cila është sjellur nga qytetarët në QKMF-Deçan. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, G.Z. e lindur 1986 f/k/sh, ka arritur pa shenja jete në QKMF- Deçan”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjës, të cilët janë duke u marrë me rastin.
“Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Hetuesit policor të Stacionit Policor në Deçan janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.