Ka përfunduar sezoni 2021/22 në Ligue 1 të Francës, me xhiron e fundit që u zhvillua sonte prej orës 21:00.
Paris Saint-Germain veçse e kishte siguruar titullin e kampionit me 86 pikë gjithsej.
Parisienëve do t’i bashkohet në Champions League ekipi i Marseille që e siguroi kualifikimin tek sonte.
Në kualifikimet për Champions League do të jetë Monaco.
Rennes do të garojë në Evropa League, kurse Nice në Conference League.
Bordeaux dhe Metz janë dy ekipet që do të garojnë në Ligue 2 nga sezoni i ardhshëm, kurse St Etienne do të luajë në barazh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.