Kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi nuk kanë qenë të interesuar të komunikojmë mes veti në inaugurimin e objektit të ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Thaçi dhe Haradinaj kanë qenë afër njëri-tjetrit, por nuk kanë komunikuar mes vete.
Ata ia ka kanë kthyer shpinën njëri-tjetrit, teksa po bëhej gati ceremonia për objektin e ri, shkruan Insajderi.
Ndërsa tashmë raportet mes Thaçit e Shpend Ahmetit janë relaksuar.
Kryetari i Prishtinës në shkurt të vitit 2016 kishte dalur në sheshet e Prishtinës për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës, por ai sot është parë së bashku me të.
Ahmeti që kishte qenë pjesë e Vetëvendosjes, kishte mbështetur protestat e thirrura nga kjo parti politike. Ai e kishte quajtur Thaçin figurë përçarëse dhe jo njeriun e duhur për postin e të parit të shtetit.
Ai kishte thënë se presidenti i vendit nuk do të duhej të zgjidhej kur ka aq shumë policë, për rreth. Por përkundër kësaj, Shpend Ahmeti tri vite pas është parë krah për krahu me Hashim Thaçin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.