Kryeministri Albin Kurti ka folur para medieve për vizitën e tij në Amerikë, teksa tha se e ka paralajmëruar me kohë qëndrimin e tij të gjatë në Amerikë.
“Kam paralajmëruar me kohë se do të qëndrojë gjatë. Unë ju kam thënë se teksa pyesni se kur po shkon në Amerikë, do të pyesni se kur po kthehesh, dhe ashtu ndodhi”, tha Kurti para gazetarëve.
Tutje Kurti tha se në Amerikë ka biseduar për investimet në Kosovë, sigurinë, si dhe me kompani të ndryshme dhe shanset për investime.
“Kemi kërkuar mbështetje për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, hapin e parë për anëtarësim në NATO, për mundësitë për aplikim në Këshillin e Evropës”.
“Kemi diskutuar edhe për synimin e Kosovës që të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.
I pari i Qeverisë po ashtu tha se në ShBA ka biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se ka potencuar se qëndrimi i Beogradi duhet të ndryshojë, dhe se dialogu duhet të përfundojë me marrëveshje reciproke në qendër të vëmendjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.