Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova rreshtohet me demokracitë dhe vlerat demokratike dhe është partner i besueshëm i miqve të saj që ndajnë të njëjtat vlera.
Kurti shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve me shtetet mike e partnere, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimin Evropian e NATO-n, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ai theksoi synimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s, ndërsa veçoi rritjen e buxhetit për mbrojtje për 52 për qind.
Lidhur me situatën e sigurisë në rajon, pas agresionit dhe invazionit të Rusisë në Ukrainë, Kurti tha se Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri.
Kurti këto deklarata i bëri në një takim me oficerë të lartë që ndjekin Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes, Royal College of Defence Studies (RCDS) të Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Në takim ishin të pranishëm edhe Zëvendës Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jacob Webber, Atasheu i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nënkolonel Matthew Walker, si dhe kolonel Ejup Maqedonci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.