Një operacion i forcave të Antiterrorit ka bërë të mundur nxjerrjen nga kampi i ISIS në Siri të 13 shqiptarëve.
Bëhet fjalë për 4 gra dhe 9 fëmijë të cilët janë nxjerr nga kampi.
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtar i lartë sirian Abdulkarim Omar, i cili ka shkruar në Twitter: “Sot, 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”.
Gratë dhe fëmijët u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe do të riatdhesohen në Shqipëri. /tvklan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.