Kongresmeni amerikan Eliot Engel, që njihet edhe si miku i madh i shqiptarëve, sot do ta vizitojë qytetin e Gjakovës.
Kongresmeni Engel do të marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës Ponoshec – Qafë Morinë që do ta mbajë emrin e tij.
Eliot Engel i cili ka ardhur në Kosovë me rastin e hapjes së objektit të ri të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara gjatë ditës së djeshme ka vizituar edhe Luginën e Preshevës, shkruan Reporteri.net.
Pas përurimit të rrugës, Engel do të vendosë kurora me lule te Sheshi “Tom Lantos” derisa me fillim nga ora 16:30 do të ketë edhe një takim me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Kujtojmë se Engel para dy ditëve ishte për vizitë edhe në Serbi, ku u takua me presidentin Aleksandër Vuçiq.
Engel njihet si lobist i madh i Kosovës. Vetëm dy muaj më parë me iniciativë të tij në Kongresin Amerikan u rrëfyen krimet serbe gjatë luftës në Kosovë, nga e mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.