×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vdekjen e 19-vjeçarit në Gjilan, të lënduar janë edhe tre të tjerë

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 10:16

    Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan përmes një komunikate për media, ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e të riut në aksidentin tragjik mbrëmë në fshatin Uglar të Gjilanit.


    Sipas policisë aksidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:00, në dalje të Fshatit Uglar të Gjilanit, transmeton Reporteri.net.

    Policia njofton se ng hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur vetura e tipit Opel Vektra me targa 06 duke lëvizur nga Fshati Uglar në drejtim të Gjilanit me të arritur na dalje të fshatit, dyshohet duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes kushteve te rrugës-kthese ne të djathtë kalon ne shiritin e majtë qarkullues dhe ndeshet me Veturën e tipit Mercedez me targa KS e cila ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt.

    Më ketë rast shkaktohet aksident, ku si pasoj e lëndimeve vozitësi, shqiptar shtetas i Kosovës (viti i lindjes 2000), i veturës Veturës Mercedez, humb jetën gjersa, lëndime trupore marrin vozitësi i veturës Vektra dhe dy pasagjerët e veturës Mercedes, të cilët me urgjencë janë barte në spitalin rajonal në Gjilan.

    Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili urdhëron që trupi i viktimës dërgohet në IML- Prishtinë për Obduksion

    Rasti mbetet nën hetime. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!