Në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, kryesia e Bashkësisë Islame ditë më parë organizoi konferencën me moton “Të gjithë së bashku me një zë”.
Të njëjtit thanë se për këto 20 vjet të pasluftës, këta të mbijetuar nuk gjetën përkrahje të mjaftueshme jo vetëm nga shoqëria e familja, por edhe nga shteti dhe bashkësitë fetare. Në mbështetje të tyre, është nënshkruar edhe deklarata e përbashkët e krerëve të Bashkësive Fetare të Kosovës.
E sot ligjërimi në të gjitha xhamitë e Kosovës do të jetë pikërisht për këtë deklaratë.
“Sot hydbja e xhumasë në të gjitha xhamitë e Kosovës do të jetë Deklarata e Përbashkët e Bashkësive Fetare të Kosovës,e nënshkruar këtë fillim-jave në mbështetje të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë”, është thënë në një njoftim të bërë në rrjetet sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.