×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria po heton kërcënimet me vdekje ndaj gazetares Zana Cimili

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 12:09

    Siç i kanë thënë medies N1 nga Prokuroria Publike Republikane e Serbisë, Prokuroria Speciale për krime të teknologjisë së lartë ka filluar punën në rastin e kërcënimit ndaj reporteres së televizionit N1 nga Kosova Zana Cimili.
    Prokuroria ka filluar të punojë në rastin e kërcënimit ndaj gazetares së N1


    Të përkujtojnë, kërcënimet ndaj reporteres së N1 janë dërguar nëpërmes të rrjeteve sociale duke e kërcënuar atë dhe familjen e saj me vdekje.

    Personi i cili e ka kërcënuar Zana Cimilin ka shkruar në koment se “dëshira e tij jetësore është të vrasë shqiptarë, madje edhe fëmijë shqiptarë”, dhe se “shpreson se do të shpërthejë një luftë e re në Kosovë në të cilën shqiptarët do ta ndiejnë tërbimin serb”.

    N1 e ka dënuar në mënyrë më të ashpër këtë gjuhë të tmerrshme të urrejtjes ndaj reporteres së N1 e cila punën e saj e kryen në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!