Komuna e Prishtinës është nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës nën dyshimin për vendosjen e kritereve anti-konkurruese për dhënien në shfrytëzim të kiosqeve të reja që do të vendosen në kryeqytet.
Sipas konkursit të shpallur nga Komuna e Prishtinës, kiosqet mund t’u jepen në shfrytëzim vetëm personave juridik apo kompanive që kanë 5 markete dhe që kanë mbi 5 milionë euro qarkullim vjetor.
Këto kritere i kanë lënë jashtë konkursit pronarët e deritashëm të kiosqeve në kryeqytet, të cilët nuk kanë mundësi t’i plotësojnë këto kritere.
Përmes një proteste të organizuar dy ditë më parë, pronarët e kiosqeve kanë kërkuar anulimin e këtij procesi.
Ata kanë kërkuar t’u vazhdohet e drejta e shfrytëzimit të hapësirës së kiosqeve. Me anë të kësaj, kanë kërkuar që po ashtu të largohen të gjitha ato kritere diskriminuese.
Për këtë çështje, në Kuvendin Komunal të Prishtinës është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme të premten. Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë kërkuar që të pezullohet procesi i dhënies në shfrytëzim të kiosqeve. /Insajderi.com
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.