Mediat zvicerane vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje shumë të madhe vdekjes tragjike të futbollistes me prejardhje shqiptare, Florijana Ismaili në liqenin e Comos në Itali.
Gaztea Tio.ch shkruan sot se shkaktari që çoi deri te vdekja e Florijana Ismailit është asfiksia akute, çka siç shkruan kjo gazetë çoi deri në vështirësimin e frymëmarrjes, transmeton Reporteri.net.
Megjithatë raporti përfundimtar i autopsisë pritet të dalë pas një muaji.
Sipas prokurorit të Comos, Nicola Piacente, duhet pritur për raportin përfundimtar të mjekëve në mënyrë që ky të identifikohet si shkaktari i vdekjes.
Piacente gjithashtu rrëfen për Tio.ch se Ismaili kishte konsumuar shumë ushqime para se të vdiste. Sipas tij ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes së re.
“Ishte një aksident tragjik. Më tronditi thellë që një vajzë e re dhe talente e shkëlqyer e futbollit vdiq në mënyrë kaq të papritur”, u shpreh ai.
Kujtojmë se trupi i pajetë i Florijanës u gjet të martën në Liqenin Como në Itali, në një thellësi prej 204 metrash, jo larg pikës ku 24 vjeçarja ishte zhdukur të shtunën e kaluar, në zonën Musso./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.