Braziliani,Neymar.Jr, ka qenë i lidhur ditët e fundit me një transferim tek skuadra e Barcelonës, pasi nuk kishte më dëshirë të ishte pjesë e klubit ‘parizien’.
Por në lidhje me këtë çështje ka folur dhe Presidenti i klubit të Barcelonës,Josep Maria Bartomeu, i cili tha se futbollisti brazilian po e kërkon një largim nga Paris Saint Germain, por klubi nuk e dëshiron që ai të largohet .
“ Ne e dimë që Neymar e dëshrion largimin nga PSG, por gjithashtu ne e dimë që PSG, nuk e dëshiron largimin e tij”, deklaroi Bartomeu.
Pavarësisht se dëshira e lojtarit është që të largohet, drejtuesit e ekipit francez me sa duket nuk dëshirojnë që kjo të ndodhë, dhe do t’i duhet që t’a bindin sulmuesin që të qëndrojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.