×
  • Sport
  • Sport

    Tragjedi në futbollin bolivian, vritet me 4 plumba Nelson Mauriel Alvarez

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 23:05

    Tragjedi në futbollin bolivian. Nelson Mauriel Alvarez, biznesmen i njohur në këtë vend dhe zv.presidenti i ekipit të Blooming, është vrarë gjatë një atentati.


    Ngjarja ka ndodhur në qendrën e qytetit të Santa Cruz de la Sierra.

    Katër plumba pistolete kanë përshkruar trupin e zv.presidentit të ekipit të Blooming, që sezonin e fundit u rendit në vendin e katërt në Apertura.

    Plagë në këmbë dhe krahë ka marrë edhe dhe Sebastian Pena, një nga drejtuesit e klubit, por është jashtë rrezikut për jetën, raporton telesport. Policia ka arrestuar dy vrasësit, pas ndjekjes në rrugët e qytetit.

    Njëri prej tyre është me nënshtetësi kolumbiane dhe ndodhej me motor në momentin e atentatit.

    Mediat thonë se viktima ishte pre e një vjedhje rutinë në rrugët e qytetit, por policia ka mohuar gjithçka, duke konfirmuar se hetimet vazhdojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!