×
  • Sport
  • Sport

    Ademi pas vendimit të gjykatës: Jam i pafajshëm, nuk largohem nga FFK

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 8:07

    Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka thënë se ndihet plotësisht i pafajshëm dhe nuk ka asnjë provë për dënimin e tij.


    Në aktgjykimin e shpallur të premten, Ademi është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, për veprën penale të detyrimit në tentativë, ndërsa është shpallur aktgjykim refuzues për ushtrim të ndikimit.

    Por, numri një i FFK-së thotë se është i pafajshëm dhe se nuk ekziston asnjë provë kundër tij.

    “Nëse kushdo dhe kurdo e gjen një sms, një telefonatë, një dëshmi që unë jam i përfshirë në këtë situatë, sigurisht që do të jap çdo lloj përgjegjësie, por jam plotësisht i pastër dhe askush nuk mund të njollos as personalitetin tim dhe as të familjes”, ka thënë Ademi i ftuar në Interaktiv të KTV-së.

    I pyetur nëse do të qëndrojë edhe më tej në krye të FFK-së, ai është i shprehur: “Sigurisht do të vazhdoj punën time, sepse e kam mbështetjen e plotë të Komitetit Ekzekutiv, të delegatëve dhe bashkëpunëtorëve. Unë deri në fund do ta ndjek rrugën ligjore”.

    Numri një i FFK-së ka thënë se për këtë rast mund të interesohen edhe UEFA e FIFA, por përderisa ai është i bindur se nuk ka bërë asnjë shkelje, nuk pret të ketë asgjë nga këto institucione.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!