×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshja me grushte e kapje flokësh mes vajzave në Pejë, një e mitur intervistohet nga Policia

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 23:40

    Një përleshje fizike mes dy vajzave ka ndodhur sot gjatë ditës në stacionin e autobusëve në Pejë.

    Vajzat janë identifikuar nga Policia e Kosovës, ndërsa bëhet e ditur se njëra prej tyre është duke u intervistuar në stacionin policor.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se vajza e cila është duke u intervistuar në stacionin policor është e mitur.

    “Rastin e kemi kuptuar nga mediat, mirëpo menjëherë njësitet relevante kanë dalë për të kuptuar si ka ndodhur ky rast dhe për t’i identifikuar personat. Personat jane identifikuar. Njera nga të dyshuarat është në stacion duke u intervistuar. Personi që eshte tu intervistu eshte i mitur. ”, tha ai.

    Në pamjet e e publikuara në mediat sociale shihen se si dy vajzat rrihen duke u kapur për flokësh dhe duke goditur njëra-tjetrën. Aty më pas shihet se ndërhyjnë disa persona të tjerë të cilët përpiqen t’i ndajnë.

    Grushte e kapje për flokësh, rrahje mes disa vajzave në një shkollë në Pejë

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!