×
  • Lajme
  • Botë

    Momenti i tmerrshëm kur gazetarët e televizionit të njohur e përjetojnë tërmetin live

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 11:47

    Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Kaliforninë Jugore për herë të dytë në disa ditë.


    Tërmeti i magnitudës 7.1 i  cili goditi rreth 11 kilometra nga Ridgecrest, qytet në Kern County, ishte shumë afër epiqendrës së tërmetit që u ndje të enjten, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Ndërsa Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti ishte me magnitudë 7.1, Agjencia Europiane Sizmologjike e Mesdheut publikoi shifrën 6.9.

    Tërmeti, i cili shkaktoi zjarre dhe shumë dëme materiale zgjati të paktën një minutë e gjysmë.

    Gazetarët e rrjetit televiziv CBS, Juan Fernandez e Sara Donchey e përjetuan live tërmetin, pasi gjatë asaj kohe ishin në lidhje direkte.

    Kujtojmë se të enjten Kalifornia Jugore u godit nga tërmeti më i fuqishëm në 20 vitet e fundit.

    Shikoni videon: 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!