×
  • Lajme
  • Botë

    Bota po qeshë me këtë statujë të Melania Trump në Slloveni

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 13:43

    Artisti amerikan Brad Downey po qëndron në Slloveni për ekspozitën e tij “This Echo” që është hapur këtë të enjte. Një pjesë e kësaj ekspozite do të jetë historia e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump.


    Downey ka qenë për vizitë edhe në Sevnica dhe zonën përreth nga ku vjen gruaja e presidentit amerikan Donald Trump. Ai thotë se donte të dëgjonte gjuhën që ajo e fliste, si është jeta e përditshme e klasës punëtore dhe gjëra të tjera nga jeta e njerëzve lokalë.

    Statuja e Melania Trump ka qëndruar nga muaji mars në fshatin Rozhno, vetëm pak kilometra nga Sevnica  ku u vendos të premten, shkruan Dnevnik.si, transmeton Reporteri.net.

    Statuja nuk duket aspak si zonja e parë, por, sipas ITV, të paktën është fustani mban ngjyrën e njëjtë, si ai që Melania e kishte të veshur në inaugurimin e presidentit Trump.

    Banorët lokalë, megjithëse krenarë për ekspozitën më të famshme në qytet, përgjithësisht nuk janë të kënaqur me ngjashmërinë e statujës me Melania Tramp. Ata po e krahasojnë me personazhin nga filmi i animuar Smurfette.

    “Nuk është aspak si Melanie. Duket si Smurfette. Është një turp”, tha një nga banorët që u mblodhën për të parë statujën.

    Për statujën e Melania Trumpit është angazhuar një autor slloven. Kërkesa e vetme në gdhendjen e një statujës ishte që Melania duhet të ketë një fustan me ngjyrë të njëjtë si ajo e inaugurimit të presidentit Donald Trump, për gjithçka tjetër ekzistonte liria artistike. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!