×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Dëshmorët Bajraktari dhe Gjelaj vendosën me gjak kufijtë e atdheut

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 15:06

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngritur lartë figurën e dëshmorëve Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj të cilët ranë në Betejën e Shekullarit.


    Haradinaj deklaroi se Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilën ata flijuan jetën e tyre 75-vjet më parë.“

    Përpjekjet për të drejtën e shqiptarëve kanë njohur luftëtarë trima, si komandantin Xhemë Bajraktari dhe bashkëluftëtarin e tij, Azem Gjelaj, dëshmorë të Betejës së Shekullarit, të cilët me qëndresën e tyre heroike vendosen me gjak kufijtë e atdheut. Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilën ata flijuan jetën e tyre 75-vjet më parë. Nga sot ata do të pushojnë të qetë në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pejë. I paharrueshëm kujtimi për ta. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj.

    Ndryshe, sot në Pejë u mbajt edhe një akademi përkujtimorë për të dy dëshmorët, ndërsa më pas me një ceremoni u bë edhe rivarrimi i tyre në Varrezat e Dëshmorëve në Pejë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!