Futbollisti do të qëndrojë i huazuar deri më 2020, ndërsa me 1 korrik do të blihet përfundimisht nga Atletico.
Morata do të vazhdojë të qëndrojë në Atlético Madrid, jo vetëm këtë sezon – por edhe shumë të tjerë.
Atletico dhe Chelsea kanë bërë zyrtare marrëveshjen e arritur për 26-vjeçarin spanjoll, transferimi i të cilit do të bëhet i përhershëm më 1 korrik 2020.
Është vendosur që këtë sezon të luajë në formë huazimi, ashtu siç janë marrë vesh kur iu bashkua ekipit të El Cholos.
? | Agreement with @ChelseaFC over the transfer of @AlvaroMorata from July 1, 2020. The striker will play at our club on loan this season and the move will become permanent ahead of the 2020-2021 season
? https://t.co/dX4mI5Nxgw#AúpaAtleti pic.twitter.com/rpU8Tex0S3— Atlético de Madrid (@atletienglish) July 6, 2019
“Është arritur marrëveshja me Chelsea FC për transferimin e Alvaro Moratas nga 1 korriku 2020. Sulmuesi do të luajë në formë huazimi këtë sezon dhe transferimi do të bëhet i përhershëm para sezonit 2020/21”, shkruan Atletico në njoftimin në “Twitter”.
Lidhur me largimin përfundimisht nga “Blutë e Londrës” ka njoftuar edhe Chelsea, duke i uruar fat ish-sulmuesit të Real Madridit.
Thank you and good luck, @AlvaroMorata. ?
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 6, 2019
Sipas të përditshmes AS, Atletico duhet t’i derdhë në arkat e Chelseas verën e ardhshme 55 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.