Liverpooli ka filluar stërvitjet për sezonin e ri, ku edhe një herë bashkë me Manchester Cityn pritet ta thonë fjalën e fundit në garën për Ligën Premierë.
Pasi fituan Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, skuadra e Klopp do të synojë që ta sjellë titullin e Premierligës në Liverpool pas plotë 30 viteve, shkruan Reporteri.net
Liverpool sot ka publikuar një video ku shihet në një sesion të fundit duke garuar James Milnder dhe i riu Joe Gomez.
Por, përkundër viteve, James Milner ka qenë më i përgaditur për këtë sfidë pasi ka lënë në ‘lloq’ kolegun e tij.
Ndryshe, Milner njihet si njëri ndër futbollistët më punëtor në fushën e lojës.
Liverpool e hapë ndeshjen e parë në Premierligë ndaj skuadrës së Norëich Cityt./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.