Chelsea dhe Atletico Madrid kanë arritur sot marrëveshje për transferimin e spanjollit në skuadrën madriliene.
Klubi londinez e ka huazuar Moratan për një vit me obligim blerje për plotë 65 milionë euro, shkruan Reporteri.net
Chelsea njoftoi për shitjen e Moratës nëpër rrjetet sociale, por një detaj iu iku tifozëve të futbollit.
Pasi njoftuan për largimin e Moratas pak minuta më herët, Chelsea i vazhdoi kontratën talentit Ruben Loftus-Cheek deri në vitin 2024.
Chelsea shpërndau një postim rreth Ruben Loftus-Cheek duke gjuajtur një ‘kungj’ tek spanjolli duke shkruajtur: “Më shumë lajme të mira”.
Si duket edhe vet klubi janë të gëzuar që spanjolli po largohet nga klubi pasi ai nuk arriti ta tregojë veten tek londinezët.
Për më tepër, me sjelljet e tij ai kishte irrituar tifozët e klubit të cilët e kishin mbështetur edhe në momente të vështira.
Morata u transferua në Chelsea si zëvendësim i Diego Costas por nuk arriti asnjëherë që ai ta zë zbraztirën që kishte lënë sulmuesi brazilian me nënshtetësi spanjolle./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.