×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi i kosovarëve më “luksozi” në rajon, kushton 5 mijë e 700 euro

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 20:58

    Sivjet për të shkuar në haxh, qytetarët duhet të paguajnë 5 mijë e 700 euro.

    Kjo shumë dikujt ia pamundësoi plotësimin e dëshirës jetësore për ta vizituar vendin e shenjët.

    Por, sipas Bashkësisë Islame çmimin e haxhillëkut për 741 persona që planifikohen të shkojnë këtë vit në vendin e shenjt, nuk e përcaktuan këta, por Autoritet Saudiane.

    Veç kësaj, sipas BIK edhe TVSH nga 5 është rrit në 15 përqind dhe gjithashtu valuta saudiane është fuqizuar në raport me euron e dollarin.

    Nga Shqipëri shkuarja në Mekë është 800 euro më lirë se nga Kosova, e nga Bosnja 450 euro më shtrenjtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!