Më 17 qershor 2018 në Rostov-on-Don, Brazili e Zvicra po e luanin ndeshjen e tyre të parë në Botërorin e futbollit që po mbahej në Rusi.
Sytë e tifozëve të futbollit ishin të drejtuar nga dhjetëshja e Brazilit – superylli Neymar. Te Zvicra njëmbëdhjetëshen në shpinë e mbante Valon Behrami.
Detyra për Behramin ishte e qartë – të mos i ndahej Neymarit dhe të mundohej të ndalte atë. Dhe Behrami u vlerësua se e arriti këtë me shumë sukses, shkruan sot “Koha Ditore”. Neymar shumë herë mbeti i shtrirë në tokë pas dueleve të forta me lojtarët e Zvicrës, por edhe aksionet në të cilat mbeti në këmbë, i humbi nga Behrami. Shumicën prej tyre.
Behrami befasisht u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë, ndërsa ajo është vlerësuar prej paraqitjeve më të mira të tij te Zvicra.
Zvicra si vend vlerësohet se i ka dhënë shumë Behramit. Por edhe futbollisti 34-vjeçar vlerësohet se i ka dhënë shumë futbollit zviceran. Ndalja e Neymarit në një ndeshje në Botëror është prej kontributeve të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.