×
  • Sport
  • Sport

    Klopp shokon Liverpoolin: Refuzon kontratën e re për shkaqe shëndetësore

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 12:11

    Jurgen Klopp është shndërruar në njërin nga trajnerët më të mirë në botë të momentit dhe këtë fakt e kanë kuptuar edhe drejtuesit e Liverpoolit.


    Bosat e kampionëve të Evropës janë të shqetësuar për të ardhmen e gjermanit dhe janë gati t’i ofrojnë atij një kontratë të re, shkruan Reporteri.net

    Klopp fitoi Ligën e Kampionëve sezonin që lamë pas dhe drejtuesit e kanë parë që ai është shndërruar në një pikë atraktive për top klubet evropiane.

    Liverpooli i ka ofruar mundësi renovimi të kontratës edhe për 6 vite të tjera duke i ofruar edhe rritje rroge nga 7 në 10 milionë funte në sezon.

    Mirëpo Klopp nuk ka pranuar të rinovojë për shkak të stresit dhe lodhjes. Ai nuk është i gatshëm që të rinovojë pasi e vlerëson shëndetin e tij më shumë se paratë dhe nuk dëshiron ta fusë veten nën stres me një kontratë kaq afatgjate.

    Gjermani synon këtë sezon që ta sjellë në ‘Anfield’ titullin e Ligës Premierë pas plotë 29 viteve pritje, ndërsa e hap sezonin ndaj skuadrës së Norwich Cityt./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!