×
  • Sport
  • Sport

    Komandanti i Njësisë Speciale të Kosovës: Investimi në sport më i domosdoshëm se kurrë

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 17:11

    Komandanti i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës, Amir Gerguri përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të ketë më shumë investime në sport dhe kulturë.


    Sipas tij ky investim është më i domosdoshëm se kurrë më parë.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Investimi në sport dhe kulturë në Kosovë, është i domosdoshëm më shumë se kurrë më parë!

    Kosova ka nevojë për më shumë aktivitete kulturore, sportive dhe i gjithë investimi duhet të bëhet në këto fusha. Në realizimin e këtyre projekteve duhet organizimi nga institucionet lokale dhe qendrore, për të ndërtuar qëndra dhe akademi sportive dhe kulturore!

    Mungesa e ketyre qendrave kulturore, dhe sallave e hapesirave sportive po ndikon negativisht duke ua humbur mundësinë të rinjëve që ata tê zhvillohen dhe profesionalizohen!

    Sportistët e artistët tanë si vajzat ashtu edhe djemtë, kanë arritur majat e sukseseve, me lojën e mirë, të paster dhe shumë profesionale. Ata aty, arriten duke lënë pas shume e shume sakrifica, e duke punuar fort, me krenari dhe nder, por vetëm me punën e tyre dhe mundesitë të cilat i kanë krijuar vet!

    Kosova ka treguar se ka mjaftushëm talentë, dhe ka dëshmuar qe mund të rënditet krah shteteve më të forta në botë, dhe me këta sportistë e artistë nuk po lë derë pa hapur, e duke dhanë botës pafund njerëz shumë të suksesshëm, e që ka edhe shumë të tjerë të cilëve duhet të ua krijojmë mundësitë!

    A kemi bërë diçka për këto kategori? Jo, nuk kemi bërë. Këto janë kategoritë në të cilat me së paku ose hiç nuk është investuar. Dhe çdo gjë që kanë arritur, është falë punës vetanake dhe jo ndihmës të sistemuar institucionale!

    E të mos harrojmë se edukimi përmes kulturës dhe sportit është një detyrë parësore e jona, sepse këto kanë rol të madh në zhvillimin dhe rritjen e shëndoshë të gjeneratave të reja!

    Dhe nga gjithë kjo, të rinjtë tanë po humbin mundësitë që të mësojnë e zhvillohen dhe po deshtojmë të kemi një rini të shëndoshë, të arsimuar dhe edukuar mirë. Kështu duke mos pasur çfarë të iu ofrojmë, një numër i shumtë i tyre edhe po e braktisë vendin. Thënë më një fjalë, me duart tona po e përmbysim të ardhmen e vendit tonë!

    Çdo njeri është mirë të përfshihet në aktivitete sportive dhe kulturore, por për femijët dhe të rinjtë është e domosdohsme përfshirja në këto aktivitete, sepse nga e gjithë kjo varet edukimi dhe zhvillimi i tyre, e bashkë me ata edhe zhvillimi dhe e ardhmja e vendit tonë!

    Këta njerëz, kjo shoqëri çdoherë e ka dëshmuar se e don artin, kulturen, sportin. Kjo u dëshmua edhe me artistët dhe sportistët e rinj të cilët po korrin suksese të shumta në rajon, në botë gjithandej!

    Është koha e fundit të investohet më shumë ne sport dhe kulturë, ama jo të politizohet, aq më pak të kriminalizohet ky investim!
    Politika dhe krimi larg sportit dhe kultures, kurse institucionet shtetërore e kanë për obligim të investojnë në këto fusha,atëherë e ardhmja do jetë e ndritur!

    Të rinjtë kanë nevojë për inkurajim dhe mundësi, edukim të shëndoshë, që më pastaj edhe e ardhmja e vendit tonë të jetë ë tillë, kështuqë para se kudo tjetër, le të investojmë në këto fusha, sepse janë parakushte dhe baza kyçe për një shoqëri të shëndoshë. Ne jemi dëshmitarë se gjërat po ndryshojnë për të mirë, por ende ka shumë punë për t’u bërë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!